image Vazhdojnë festat me armë zjarri/ Detaje për dy raste në Prizren

Siguri

Vazhdojnë festat me armë zjarri/ Detaje për dy raste në Prizren

news image

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme, ku në shumë raste kanë pësuar qytetarët.

Kështu edhe mbrëmë, në dy ahengje familjare është festuar me armë zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se rreth orës 00:00 në një aheng familjar në Prizren janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. SH.B., 47 vjeçar, dyshohet se kishte shkrepur disa here në ajër, me pistoletë dhe me pushkë te gjuetisë, me arsyen se kishte aheng.

Policia në ahengun që është mbajtur në Prizren ka sekuestruar një pistoletë, një karikator me katër fishekë dhe një pushkë gjuetie.

Kurse rasti tjetër ka ndodhur në orën 1:50, në fshatin Reqan të Suharekës, ku njëjtë ka vepruar edhe i dyshuari tjetër F.V., 21 vjeçar.

Policia në Reqan ka sekuestruar një pistoletë me gaz, një karikator të zbrazur, si dhe janë konfiskuar 19 gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Me rekomandim të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda, të dyja rastet iniciohen si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”, si dhe trajtohen në procedurë të rregullt hetimore.

/GazetaSinjali/