image Vazhdojnë ardhjet e refugjatëve në Kosovë, njëri prej tyre erdhi nga Italia

Kosovë

Emigrantë/ Vazhdojnë ardhjet e refugjatëve në Kosovë, njëri prej tyre erdhi nga Italia

news image

Në këtë situatë kur në Kosovë janë shënuar dy rastet e para me koronavirus, disa refugjatë po presin para dyerve të stacionit policor të në Prishtinë, për të kërkuar leje-qëndrim në Kosovë.

Refugjatët në një prononcim për Gazetën Sinjali, kanë treguar se janë duke pritur disa letra në stacionin policor të Prishtinës. Madje njëri prej tyre tregon se ka ardhur nga Italia për në Kosovë.

Njëri nga refugjatët i cili është nga Somalia për Gazetën Sinjali ka treguar se ëndrra e tij është të jetojë në Kosovë.

“Jemi duke i pritur disa letra. Unë jam nga Somalia. Destinacioni im është Kosova. Unë dua të jetoj këtu. Për mua të jetosh këtu është sikur të jetosh në Amerikë”, tha njëri ai.

Ata po ashtu kanë thënë se nuk janë të frikësuar nga koronavirus, pasi sipas tyre Italia është shteti në Evropë, ku koronavirusi është përhapur më së shumti.

Kosova sikur edhe vendet e tjera të rajonit është duke u shfrytëzuar nga emigrantët si vend transit për të kaluar më pas në vendet e tjera të destinacionit./Gazeta Sinjali/