Kombëtarja e femrave të Anglisë mundi Letoninë me një rezultat të pabesueshëm 20-0, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2023.
Në pjesën e parë, skuadra e Anglisë po fitonte 8-0, kurse në pjesën e dytë shënuan 12 gola të tjerë.
Kjo ndeshje u bë virale në rrjetet sociale – teksa u shpërnda edhe një video e portieres së Letonisë, Sinutkina.
Në momentet e fundit, Sinutkina bën një goditje e cila shkon krejtësisht ‘huq’.
Women's football. England 20-0 Latvia. Check out Latvian goalkeeper pic.twitter.com/rbH1VQxXYn
— Justice Fingers (@SteveRams67) November 30, 2021