image Vasfije Krasniqi për marshin që do të mbahet në New York: Kam pasur mbështetje të fuqishme - Sinjali

Vasfije Krasniqi për marshin që do të mbahet në New York: Kam pasur mbështetje të fuqishme

news image

Më 28 tetor para Konsullatës së Serbisë në New York, do të organizohet marsh për të kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.

Në këtë marsh do të marrë pjesë edhe deputetja Vasfije Krasniqi-Goodman e cila tha se në lidhje me këtë ka pasur mbështetje të fuqishme.

Ajo tha se këtë mbështetje e pati si nga liderët e shtetit ashtu edhe nga artistët.

“Mbështetja ka qenë e jashtëzakonshme, duke filluar nga Presidentja, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit e deri tek Dua Lipa dhe nga qytetarët që kam pasur mbështetje të jashtëzakonshme, me fotografinë që kam dalur në qytet në shesh me realizu fotografi me ta, kam pasur mbështetje të fuqishme”, u shpreh Vasfije Krasniqi në Klan Kosova.

Ajo shtoi se mbështetje pati edhe nga të gjithë deputetët, pa dallim partie.

“Pa dallim partie unë kam pasur mbështetje, kam dalur në Kuvend dhe kam bërë fotografi me pjesëtarë të partive të ndryshme, me deputet të ndryshëm dhe e kam pasur mbështetjen e të gjithëve, pra nuk mund ta cekë vetëm një parti sepse të gjithë më kanë përkrahur. Unë ua kam sqaruar se për çka do të mbahet marshi dhe pasi e kanë kuptuar kanë qenë të gatshëm që së paku një fotografi ta postojnë”, tha ajo.

Krasniqi-Goodman foli për mundësinë e organizimit të një marshi të tillë edhe në vende të tjera, pos New Yorkut.

“Njëherë për njëherë do të fokusohemi në New York, por nëse dojnë ambasadat e tjera, ose dikush që është iniciator, pa problem marshin e organizojmë edhe nëpër vende të ndryshme të botës, por aktualisht e kemi New Yorkun”, u shpreh ajo.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin