image Vasfije Krasniqi-Goodman përlotet gjatë fjalimit në Kuvend

Kosovë

Deklaratë/ Vasfije Krasniqi-Goodman përlotet gjatë fjalimit në Kuvend

news image

Vasfije Krasniqi-Goodman është përlotur përgjatë fjalimit të saj në seancën e mbajtur sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të mbijetuarat e dhunës seksuale.

Krasniqi-Goodman tha se ndihet keq kur familjarët nuk i përkrahin të mbijetuarat e dhunës seksuale, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ligji i Kosovës neve na quan viktima, por ne jemi të mbijetuara… Ndihem mirë kur e di që ka familjarë që i mbrojnë anëtarët e veta, kur e di që ka burra që i mbrojnë gratë e veta. Por, ndihem më shumë keq kur e di se familjarët nuk i mbrojnë, nuk i përkrahin. U thonë fjalë që unë këtu nuk mund t’i përmend se me çka ballafaqohen ato për hir të kësaj foltore….edhe pse prej kësaj foltore kanë dalë fjalë që na kanë lënduar shumë neve viktimave”, ka thënë fillimisht ajo.

Kjo seancë e cila po mbahet për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas ka filluar me fjalimin e kryeparlamentares, Vjosa Osmani./Gazeta Sinjali/