Është varrosur me nderime të larta nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Baki Ejupi.
Ceremonia e varrimit është mbajtur në fshatin e tij të lindjes, në Sekiraqë të Podujevës. Ai ndërroi jetë pas një ataku kardiak në vendin tij të punës.
Baki Ejupi qysh herët iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, ndërsa me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, ka shërbyer në Zonën e Pestë të TMK-së./Gazeta Sinjali/