-Sot në varrezat e qytetit në Prizren është varrosur çifti Durim Hadri e Suada Hadri të cilët u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në lagjen “Ortakoll”.
Një numër i madh i qytetarëve është vërejtur se ishte gjatë varrimit.
Lidhur me rastin nuk ka ende asnjë të dyshuar, ndërkohë autoritetet janë vënë në kërkim të djalit të çiftit të vrarë i cili është larguar nga Kosova.
Dy ditë pasi kishin ardhur nga Suedia për pushim në Kosovë, çifti është gjetur i vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen ‘Ortakoll’ të Prizrenit.
Dorasi i kësaj vrasje makabre nuk duhet ende, por djali i tyre, Adriatik Hadri, 35 vjeçari i lindur në Gjakovë me 26 janar të vitit 1985 është në kërkim./Gazeta Sinjali/