Me duartrokitje, ashtu siç e meriton një artist i madh, aktori Rikard Ljarja është përcjellë në banesën e fundit. Ai do të prehet në paqe në vendlindjen e tij në Shkodër, një amanet që ua kishte lënë familjarëve.
Për shkak të situatës me COVID-19, nuk ka pasur një prezencë të madhe të njerëzve, por vetëm miq dhe familjarë të afërt. Në lot, shumë prej të afërmve kanë duartrokitur kur arkivoli doli nga banesa.
Në ceremoninë mortore nuk kanë munguar edhe miqtë e tij të skenës, ku pranë banesës së aktorit janë parë kolegë, megjithëse situata e pazakontë e shkaktuar nga COVID-19 nuk ka lejuar që të grumbullohen shumë persona. /Gazeta Sinjali/