image Varroset 51-vjeçari i cili u godit nga rrufeja mbrëmë në Pejë

Sociale

Varroset 51-vjeçari i cili u godit nga rrufeja mbrëmë në Pejë

news image

Sot është varrosur Ali Tigani 51-vjeçari nga fshati Kosuriq i Pejës, i cili vdiq mbrëmë pasi u godit nga rrufeja.

I ndjeri mbrëmë ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ndërroi jetë.

Një familjar i tij ka rrëfyer për Gazetën Sinjali se si ka ndodhur rasti.

Ai tha se Aliu ishte duke kullotur bagëtinë, delet, kur është goditur nga rrufeja. Ky familjar bëri të ditur se trupi i pajetë i 51-vjeçarit është gjetur nga vëllai i viktimës.

“Jo (nuk ka pasë shenja jete), kur e kemi dërgu në spital as nuk ka lëviz, as kurgjo. Trupi i tij është ende në Spitalin e Pejës”, tha ai.

/GazetaSinjali/