image Varianti i ri i koronavirusit, çfarë thotë Biden dhe Fauci për vaksinat

Botë

Varianti i ri i koronavirusit, çfarë thotë Biden dhe Fauci për vaksinat

news image

Në shumë shtete janë vendosur masa kufizuese për udhëtimet nga Afrika pasi që varianti i ri i koronavirusit, Omicron, po vazhdon të përhapet nëpër botë.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, dhe Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci, kanë folur për efikasitetin e vaksinave anti-Covid ndaj këtij varianti.

 “Do të kalojnë disa javë para se të dimë gjithçka që duhet rreth asaj se sa mbrojnë vaksinat ekzistuese kundër variantit të ri. Por Dr. Fauci dhe ekipi ynë mjekësor besojnë se vaksinat tona do të vazhdojnë të ofrojnë një shkallë mbrojtjeje kundër sëmundjeve të rënda”, ka shkruar Biden në Twitter.

Besohet se Omicron është më infektues se variantet e mëhershme edhe pse ekspertët ende nuk e dinë nëse ky variant shkakton sëmundje më të rëndë.

Më 26 nëntor, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se Omicron, që fillimisht u identifikua në Afrikën e Jugut, ishte “variant shqetësues”. /GazetaSinjali/