image Britania ashpërsohen masat pas konfirmimit të dy rasteve me variantin e ri

Evropë

Britania ashpërsohen masat pas konfirmimit të dy rasteve me variantin e ri

news image

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka njoftuar se të gjithë udhëtarët që hyjnë në këtë shtet duhet patjetër të bëjnë një test PCR.

Testi PRC, do të vlejë më së largu deri në fund të ditës së dytë pas mbërritjes së tyre dhe duhet të izolohen derisa të marrin një rezultat negativ të testit, shkruan Associated Press, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai këto vendime i mori pasi që dy raste të reja të variantit Omicron janë shfaqur në Britani të Madhe.

“Mes frikës se varianti i ri i identifikuar së fundmi ka potencialin të jetë më rezistent ndaj mbrojtjes së ofruar nga vaksinat, ka shqetësime në rritje në mbarë botën se pandemia dhe kufizimet e lidhura të bllokimit do të vazhdojnë për shumë më gjatë nga sa pritej”, ka thënë Johnson. 

Po ashtu, shumë vende kanë vendosur tashmë kufizime udhëtimi për fluturimet nga Afrika Jugore në katër ditë, që kur varianti Omicron, u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut.

Në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen, kryeministri britanik Boris Johnson tha se ishte e nevojshme të merren “masa të synuara dhe paraprake” pasi dy persona rezultuan pozitivë për variantin e ri në Angli.

/GazetaSinjali/