image Vardy po e mban "mbi supe" Leicesterin

Futboll

Futboll/ Vardy po e mban “mbi supe” Leicesterin

news image

Leicester është rikthyer të jetë protagoniste këtë sezon, teksa po dhuron paraqitje pozitive. Kjo nuk është rastësi, pasi sulmuesi Jamie Vardy po bën detyrën.

Vardy është golashënuesi më i mirë në kampionat, me 19 gola dhe 4 assiste. Jo vetëm kaq, pasi futbollisti anglez e ka ndimuar shumë ekipin edhe në aspekte të tjera.

Shpeshherë e kemi parë të kthehet edhe mbrapa, duke sakrifikuar shumë për “dhelprat”.

Nuk dihet se sa gola do shënojë deri në fund të kampionatit, por me siguri Vardy e ka thënë fjalën e tij. Menjëherë në vendin e dytë të rënditjes së golashënuesve është Aubameyang me 17 gola.

/Gazeta Sinjali/