image Formacionet zyrtare Liverpool - Leicester

Futboll

Formacionet zyrtare Liverpool – Leicester

news image

Liverpooli dhe Leicesteri do të luajnë sonte duelin e xhiros së 17-të në Premier League.

‘Të Kuqtë’ që e nisën me fitore rikthimin e Premier League pas Botërorit, duke fituar 3-1 ndaj Aston Villas, tashmë janë në një ecuri prej tre fitoreve radhazi, dhe do të kërkojnë sonte të katërtën për t’u ngjitur edhe më lartë në tabelë. Ata gjinden aktualisht në pozitën e 6-të me 25 pikë të mbledhura.

Leicester City ndërkohë ka dëshpëruar me paraqitje këtë sezon, duke mbledhur vetëm 17 pikë pas 16 xhirove të para të këtij edicioni, duke u ranguar në pozitën e 13-të, dhe që vjen pas një humbje 3-0 ndaj Newcastle.

‘Dhelprat’ dominojnë në duelet kokë-më-kokë në tri duelet e fundit në Premier League, duke fituar dy, dhe humbur një.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare:

Liverpool XI: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Thiago, Henderson, Elliott, Oxlade-Chamberlain, Salah, Núñez.

Leicester XI: Ward, Castagne, Amartey, Faes, Thomas, Ndidi, Soumare, Dewsbury-Hall, Perez, Barnes, Daka.

/GazetaSinjaliSport/