Leicester është rikthyer të jetë protagoniste këtë sezon, teksa po dhuron paraqitje pozitive. Kjo nuk është rastësi, pasi sulmuesi Jamie Vardy po bën detyrën.
Vardy është golashënuesi më i mirë në kampionat, me 19 gola dhe 4 assiste. Jo vetëm kaq, pasi futbollisti anglez e ka ndimuar shumë ekipin edhe në aspekte të tjera.
Shpeshherë e kemi parë të kthehet edhe mbrapa, duke sakrifikuar shumë për “dhelprat”.
Nuk dihet se sa gola do shënojë deri në fund të kampionatit, por me siguri Vardy e ka thënë fjalën e tij. Menjëherë në vendin e dytë të rënditjes së golashënuesve është Aubameyang me 17 gola.