image Valon Berisha rikthehet në aksion sonte, Bundesliga vazhdon me pesë ndeshje

Futboll

Futboll/ Valon Berisha rikthehet në aksion sonte, Bundesliga vazhdon me pesë ndeshje

news image

Java e 28-të e Bundesligës do të vazhdoj sonte me 5 ndeshjet e mbetura.

Mesfushori kosovar, Valon Berisha bashkë me skuadrën e tij të Dusseldorfit do të luajnë kundër Schalkes në ora 20:30, transmeton Gazeta Sinjali.

Me një fitore, ekipi i Berishës do të bëj një hap të madh në luftën për mbijetesë.

Në ndeshjen e fundit, Berisha nuk u aktivizua asnjë minutë në ndeshjen kundër Kolnit.

Përveç kësaj, janë edhe katër ndeshje të tjera gjatë ditës së sotshme.

Skuadra e Leipzig do të luaj kundër Hertha Berlinit. Pas humbjes së Dortmundit, Leipzig kërkon fitoren për të barazuar piktë.

Union Berlini dhe Mainz zhvillojnë derbin për mbijetesë. Kurse Augsburgi luan kundër Padebornit. Ndërsa Hoffenheim luan me Kolnin për një vend në Evropë.

Përveç ndeshjes Leipzig-Hertha Berlin, të gjitha ndeshjet tjera luhen nga ora 20:30./Gazeta Sinjali/