image Valon Berisha i gatshëm për sfidën e sotme, shpreson fitoren

Futboll

Valon Berisha i gatshëm për sfidën e sotme, shpreson fitoren

news image

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha ka postuar një fotografi në Instagram, ku ka shpresuar fitore në ndeshjen e sotme.

Skuadra në të cilën luan Valon Berisha, Dusseldorf duke filluar  nga ora 15:30 do të përballet me Hoffenheim, shkruan Gazeta Sinjali.

 “Le të shkojmë, të luftojmë dhe të fitojmë” ka thënë Berisha.

Aktualisht skuadra e Hoffenheimit është në pozitën e 7 me 42 pikë kurse skuadra e Valon Berishës është në pozitën e 16 me vetëm 2 pikë më shumë se sa Werderi, i Rashicës.

/Gazeta Sinjali/