Futbollisti i njohur shqiptar Valon Behrami, i ka nisur stërvitjet me klubin e Genoas, me shpresë se do t’i ofrohet kontratë për ta vazhduar karrierën në ligën elitare italiane.
Ish-mesfushori i Napolit dhe Udineses ka mbetur pa klub që prej largimit nga FC Sion në muajin tetor.
“Tuttomercatoweb” raporton se 34-vjeçari ka filluar të stërvitet me Genoan, me synim ta sigurojë një kontratë afatshkurtër.
Ish-përfaqësuesi i Zvicrës kishte luajtur për Genoan në sezonin 2003/04. Ai ka qenë pjesë edhe e dy klubeve të tjera italiane si Lazio dhe Fiorentina./Gazeta Sinjali/