image Vallecano barazon me Betisin falë super golit të mbrojtësit shqiptar

Futboll

Vallecano barazon me Betisin falë super golit të mbrojtësit shqiptar

news image

Mbrojtësi shqiptar, Ivan Balliu ka qenë vendimtar për Rayo Vallecanon në barazimin me Real Betisin në La Liga.

Balliu realizoi golin e vetëm për Rayo Vallecanon në barazimin 1:1 në shtëpi ndaj andaluzianëve.

30-vjeçari rrjetën e gjeti në minutën e 70-të të përballjes, kur nga afërsia shënoi gol të bukur, duke bërë që stadiumi të shpërthente në festë.

Edhe pse ndeshja përfundoi 1:1, ky gol i reprezentuesit shqiptar ishte tejet i bukur dhe një sinjal për Edi Rejan se përse duhet t’i jepet shansi për të luajtur për Kombëtaren e Shqipërisë. /Gazeta Sinjali Sporti/