Mbrojtësi shqiptar, Ivan Balliu ka qenë vendimtar për Rayo Vallecanon në barazimin me Real Betisin në La Liga.
Balliu realizoi golin e vetëm për Rayo Vallecanon në barazimin 1:1 në shtëpi ndaj andaluzianëve.
30-vjeçari rrjetën e gjeti në minutën e 70-të të përballjes, kur nga afërsia shënoi gol të bukur, duke bërë që stadiumi të shpërthente në festë.
Edhe pse ndeshja përfundoi 1:1, ky gol i reprezentuesit shqiptar ishte tejet i bukur dhe një sinjal për Edi Rejan se përse duhet t’i jepet shansi për të luajtur për Kombëtaren e Shqipërisë. /Gazeta Sinjali Sporti/