image Valbon Krasniqi tregon për gjendjen e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitale

Shëndetësi

Valbon Krasniqi tregon për gjendjen e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitale

news image

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi përmes një konference për media ka thënë se gjendja në spitalet e Kosovës është e rënduar.

Në këtë konferencë, Krasniqi tha se 795 persona janë të shtrirë në spitalet e Kosovës, prej të cilëve 51 janë në gjendje të rëndë.

“795 pacientë që janë duke mjekuar të të gjithë vendin. 51 në gjendje kritike sepse janë të kyçur në aspirator”, ka thënë Krasniqi.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar gjithsej 385 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 442 testime, shkruan Gazeta Sinjali.

/Gazeta Sinjali/