image Valbon Krasniqi: Gjendja është rënduar, spitalet janë të stërngarkuara me pacientë

Kosovë

Valbon Krasniqi: Gjendja është rënduar, spitalet janë të stërngarkuara me pacientë

news image

Infektologu, njëherësh ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se deri tani numri i pacientëve që po trajtohen për COVID-19 kanë kaluar shifrën mbi 1 mijë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai përmes një konference për media ka bërë të ditur se, spitalet janë të stërngarkuara me pacientë që po trajtohen me COVID-19.

“Spitalet tona janë të stërngarkuar me pacientë, ka kaluar shifrën mbi 1 mijë. Rreth 700 persona janë me oksigjeonoterapi”, tha Krasniqi në një konferencë për media./Gazeta Sinjali/