Operatori i telefonisë mobile “Vala” po promovon te konsumatorët shkallë të lartë të mjerimit gjuhësor.
Përgjegjësit e kësaj kompanie që e kanë për obligim promovimin e ofertave për konsumatorët, sipas SMS-ve të dërguar duket se nuk dinë ta shkruajnë gjuhën amtare, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga mesazhet e dërguara te klientët, ajo që bie në sy është niveli tejet i ulët i drejtshkrimit të shqipes.
Gjuha e përdorur në këto SMS dëshmon mungesë respekti e kujdesi minimal të kësaj kompanie ndaj konsumatorëve.
Në porosinë reklamuese, prej vetëm tri fjali të shkurta, operatori publik i telefonisë mobile Vala bën dhjetëra gabime drejtshkrimore, logjike e sintaksore dhe në vendosjen e shenjave të pikësimit.
Meqenëse këto SMS u drejtohen një mese të gjerë klientësh, gabimet e tilla elementare të drejtshkrimit të shqipes, nga një kompani publike si Vala, janë të pafalshme./Gazeta Sinjali/