image Telashet me thirrje dhe internet, "VALA": Është problem teknik, jemi duke punuar në këtë drejtim

Kosovë

Telashet me thirrje dhe internet, “VALA”: Është problem teknik, jemi duke punuar në këtë drejtim

news image

Shërbimet e operatorit “VALA” tash e një kohë janë duke pasur probleme me thirrje dhe me internet 3G e 4G.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me agjentët e Vala-s, të cilët kanë konfirmuar problemin të cilin janë duke e hasur si operator.

Sipas tyre, ky është një problem teknik i përgjithshëm, por që janë duke punuar në këtë drejtim dhe mund të rregullohet nga “çasti në çast”, por se ende janë në pritje dhe nuk kanë një orë të caktuar se kur mund të rregullohet.

“Kemi një problem, edhe me thirrje edhe me internet. Është problem teknik i përgjithshëm. Në disa telefona po bojnë, në disa jo. Jemi tu punu në këtë drejtim. Ku mundesi me u rregullu nga momenti në moment, po mundet edhe mu shty. Jemi në pritje”, thuhet në një përgjigje nga Vala.

/GazetaSinjali/