image Vakti i mëngjesit, si ndikon konsumi i vezëve në shëndetin tuaj?

Këshilla

Vakti i mëngjesit, si ndikon konsumi i vezëve në shëndetin tuaj?

news image

Vezët janë të shijshme dhe duhet të jenë pjesë e vaktit të mëngjesit. Ato përmbajnë shumë proteina dhe ndihmojnë në uljen e rriskut të shtimit në peshë në krahasim me vaktet e tjera, që shumica e njerëzve zgjedhin si mëngjes.

Vezët ju bëjnë të ndiheni të ngopur për më gjatë
Proteina dhe yndyra tek vezët ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të energjisë, duke ju mbajtur të ngopur për më gjatë.

Ndihmojnë në humbjen e peshës
Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë vezë për mëngjes kanë më shumë gjasa të humbin peshë sesa ata që hanë bukë apo diçka tjetër për mëngjes.

Janë një burim i madh i proteinave

Vezët janë një nga burimet më të mira të proteinave, që do të thotë se ato përmbajnë të gjitha aminoacidet thelbësore që duhet të marrim nga regjimet tona ushqimore.

Rekomandohet të konsumoni të paktën një vezë në ditë për të pasur një regjim ushqimor të ekuilibruar

Vezët janë të lira!
Në krahasim me ushqimet e tjera me proteina të larta, si mishi i kuq, vezët me janë më të lira dhe mund të gjenden lehtësisht kudo.

Nuk e përkeqësojnë kolesterolin
Edhe pse është e vërtetë që vezët përmbajnë një sasi të konsiderueshme të kolesterolit, studimet e fundit tregojnë që kjo nuk ndikon në përkeqësimin e niveleve të kolesterolit.

Ndihmojnë në zhvillimin e trurit dhe kujtesës
Vezët përmbajnë kolinë, një lëndë ushqyese që stimulon zhvillimin dhe funksionin e trurit. Gjithashtu konsumi i tyre përmirëson kujtesën dhe vigjilencën.

Mbrojnë shikimin tuaj
Dy antioksidantë të pranishëm tek veza si luteina dhe zeaxanthin, lidhen me mbrojtjen e syve nga dëmtimet ndaj ekspozimit nën rrezet e dëmshme të diellit.

/GazetaSinjali/