image Alarmon Shoqata e Shpendarive: Kujdes me vezët që vijnë nga Maqedonia e Veriut

Kosovë

Shëndetësi/ Alarmon Shoqata e Shpendarive: Kujdes me vezët që vijnë nga Maqedonia e Veriut

news image

Shoqata e Shpendarive të Kosovës, ka paralajmëruar qytetarët për rrezikun e konsumimit të vezëve të cilat importohen nga Maqedonia e Veriut.

Kjo shoqatë vlerëson se Maqedonisë së Veriut i ka dështuar eksporti në vendet e BE-së për shkak të sëmundjes së pulave, andaj ka zgjedhur tregun e Kosovës për eksport.

Andaj kjo shoqatë përmes një komunikate për media ka apeluar te të gjithë konsumatorët që të kenë kujdes gjatë blerjes së vezëve, duke alarmuar se në këtë formë përveç shëndetit po rrezikohet edhe tregu i prodhuesve vendës.

“Ne ndihemi te rrezikuar ne shume aspekte, 1. Bartja e semundjes se shpezeve tek shpezët tona, 2. Shitja e produktit te infektuar me semundje, 3. Demtimi i kokurrueshmeris me qmim pasi ato kan hyre me nje qmim banal vet sa per tu shitur e mos te u hudhur atje tek ta. Kontaktet qe i kemi atje si me Shoqat dhe Veterinar te Maqedonis Veriore na i kan konfirmuar keto pretendime te gjitha te cilat dhe jan te postuar neper qarqet e tyre shtetrore shih attach dokumenti”, thuhet në komunikatën e tyre./GazetaSinjali/