Dje Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 11 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar edhe 12 pacientë. Kurse raste aktive janë 99.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 305 mijë e 991 doza të vaksinës.
Deri më dje 88 mijë e 961 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kurse në 24 orët e fundit janë vaksinuar 11 mijë e 546 persona./Gazeta Sinjali/