Gjinekologu kosovar, Memli Morina ka hedhur poshtë lajmet e rreme në lidhje me vaksinën anti-Covid 19.
Në një video të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, mjeku Morina tregon se vaksina nuk shkakton infertilitet dhe nuk rrezikon foshnjën, gjersa nëna është shtatëzënë.
Gjithashtu ai ka thënë se vaksina nuk rrezikon fëmijën që ushqehet me qumësht gjiri.