image Vaksina "Moderna" kundër COVID-19 tani me efikasitet 100%

Botë

Vaksina “Moderna” kundër COVID-19 tani me efikasitet 100%

news image

Vaksina “Moderna” antiCOVID tani tregon efikasitet prej 100% kundër infeksioneve të rënda ndaj kësaj sëmundjeje, kanë thënë prodhuesit e saj, raporton Independent, transmeton Gazeta Sinjali.

Ata do të aplikojnë sot në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për një autorizim për vaksinën e koronavirusit.

Moderna, një kompani bioteknologjike, sot njoftoi se analiza kryesore e efikasitetit të studimit të Fazës së 3-të e kryer në 196 raste konfirmon efikasitetin e lartë në analizën e parë të ndërmjetme.

“Kjo analizë primare pozitive konfirmon aftësinë e vaksinës sonë për të parandaluar sëmundjen COVID-19 me efikasitet 94.1% dhe më e rëndësishmja, aftësinë për të parandaluar sëmundjen e rëndë COVID-19. Ne besojmë se vaksina jonë do të sigurojë një mjet të ri dhe të fuqishëm që mund të ndryshojë rrjedhën e kësaj pandemie dhe të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të rënda, hospitalizimeve dhe vdekjeve “, tha Stéphane Bancel, Kryeshefi Ekzekutiv i Moderna-s.

Sot, Moderna po ashtu do të paraqesë  edhe një kërkesë për Autorizimin e Kushtuar të Tregut (CMA) me Agjencinë Evropiane të Barnave.

Deri në fund të vitit 2020, Kompania pret që të ketë afërsisht 20 milionë doza mRNA-1273 të disponueshme në SHBA.

Kjo kompani mbetet në rrugën e duhur për të prodhuar 500 milionë deri në 1 miliard doza globale në 2021. /Gazeta Sinjali/