image Nga sot, vaksinën antiCOVID mund ta merrni edhe të dielave

Shëndetësi

Nga sot, vaksinën antiCOVID mund ta merrni edhe të dielave

news image

Nga sot, të gjithë qytetarët e Kosovës mund të imunizohen ndaj koronavirusit edhe të dielave, raporton Gazeta Sinjali.

Se qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura çdo ditë nga 12 shtator, pati paralajmëruar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Pas shtimit të kapaciteteve në një anë dhe stabilizimit të numrit të vaksinave në dispozicion anën tjetër, duke filluar nga data 12 shtator vaksinimi do të bëhet edhe të dielave“, pati deklaruar Vitia në një konferencë për shtyp, të mbajtur më 3 shtator.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë, të premten njoftoi se përveç gjatë fundjavave, procesi i vaksinimit do të vazhdojë edhe në festat zyrtare./Gazeta Sinjali/