Kompania bio-teknologjike amerikane “Moderna” ka zënë vendin e dytë sa i përket zbulimit të një vaksine kundër koronavirusit, transmeton Gazeta Sinjali.
Rezultatet e bëra në njerëz nga vaksina e “Moderna” kanë rezultuar 95 për qind efektive, që është më e suksesshme sesa vaksina e “Pfizer”.
Një dozë nga vaksina e “Moderna” do të kushtojë 15.25 dollarë, që është më e lirë se doza e “Pfizer”.
Ndërsa, çmimet e aksioneve të “Modernas” janë rritur për 15% pas qarkullimit të lajmit se është zbuluar vaksina kundër kësaj sëmundjeje infektive. /Gazeta Sinjali/