image Vaki kosovare, shiti veturën të cilën e kishte marrë me qira

Siguri

Vaki kosovare, shiti veturën të cilën e kishte marrë me qira

news image

Nuk janë të rralla rastet kur kosovarët shesin veturat të cilat i marrin me qira nga persona apo auto sallone të ndryshme. Një rast i tillë është denoncuar edhe në stacionin e Policisë në Klinë.

Një person dyshohet se e ka shitur veturën të cilën e kishte marrë me qira. Por nuk shkoi gjatë kur zyrtarët policorë kapën të dyshuarin.

Policia ka bërë të ditur se vetura i është kthyer viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “shpërdorim i pasurisë së huaj.”  /GazetaSinjali/