Nuk janë të rralla rastet kur kosovarët shesin veturat të cilat i marrin me qira nga persona apo auto sallone të ndryshme. Një rast i tillë është denoncuar edhe në stacionin e Policisë në Klinë.
Një person dyshohet se e ka shitur veturën të cilën e kishte marrë me qira. Por nuk shkoi gjatë kur zyrtarët policorë kapën të dyshuarin.
Policia ka bërë të ditur se vetura i është kthyer viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “shpërdorim i pasurisë së huaj.” /GazetaSinjali/