Afrona Dika tash e disa vite është aktive në mediat rozë falë historisë së bujshme të martesës së saj me këngëtarin Blero, e cila përfundoi vitin e kaluar, raporton Gazeta Sinjali.
Që pas ndarjes së tyre duket se vëmendja për jetën e tyre personale nga publiku veçsa u shtua. Për të dy është përfolur për lidhje të reja të mundshme dashurie, ani pse nuk kanë konfirmuar asnjëri asgjë.
Por, një postim i fundit i Afronës duket se po i vulosë thashethemet për të rreth marrëdhënies së re.
Në një album fotografish ku si gjithmonë duket tejet e bukur, ajo ka shkruar: “Vajzat e dashuruara janë më të bukurat”.
A e kishte edhe për vetën Afrona?