image Vajza shkon ta vizitojë babain në Prishtinë pas një viti, ai ushtron dhunë fizike ndaj saj

Siguri

Vajza shkon ta vizitojë babain në Prishtinë pas një viti, ai ushtron dhunë fizike ndaj saj

news image

Jo rrallëherë prindërit kosovarë kanë përfunduar në Polici si rezultat i denoncimit nga fëmijët e tyre, të cilët i raportojnë për keqtrajtim. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë, mbrëmë në Prishtinë, ka rënë në pranga të Policisë një person, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se i dyshuari (emër i njohur për redaksinë, që nuk do të publikohet me qëllim të ruajtjes së identitetit të viktimës së mitur) u arrestua pasi vajza e tij raportoi në Polici se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj pasi ajo kishte shkuar për ta vizituar.

Viktima nuk jeton me babain e saj pasi prindërit janë ndarë dhe kishte vendosur që pas një viti nga takimi i fundit, të shihet me babain e saj, por lëre që nuk kaluan kohë bashkë, por ai edhe e rrahu.

Posa Policia ka marrë informacionin, njësitet policore kanë kapur dhe shoqëruar në stacion policor të dyshuarin dhe vajzën.

Dy palët janë intervistuar para hetuesve dhe kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin. Në bazë të informacioneve të para dhe dëshmive të mbledhura, Prokurori i Shtetit ka vendosur që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për “Dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/