image Vajza rrihet në mes të rrugës, askush nuk ndalet që ta ndihmojë

Tiranë/ Vajza rrihet në mes të rrugës, askush nuk ndalet që ta ndihmojë

news image

Në rubrikën “Hitparade e Absurdit shqiptar” ka mbërritur një video në të cilën dy djem shfaqen duke dhunuar një vajzë në mes të rrugës. Ngjarja e rëndë ndodhi në Urën e Institutit në Tiranë dhe pamjet u regjistruan nga një qytetar.

Video tregon se një prej djemve e godet vajzën në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa tjetri qëndron duarkryq. Vajza tenton të mbrohet, por pa sukses.

Pavarësisht se pranë kalojnë automjete të shumta, askush nuk shihet të ndalojë për t’i ardhur në ndihmë vajzës në fjalë. Drejtuesi i emisionit Stop, Saimir Kodra e dënoi ashpër këtë akt dhe i bëri thirrje vajzës që të shkojë dhe ta denoncojë këtë dhunë në polici.