image Vajza që u godit nga vetura në Pejë në gjendje shumë të rëndë, po bëhet gati për operim

Siguri

Vajza që u godit nga vetura në Pejë në gjendje shumë të rëndë, po bëhet gati për operim

news image

Sot, rreth orës 13:30 në fshatin Nabërgjan të Pejës, një vajzë (emër i njohur për redaksinë) është goditur nga vetura, derisa po zbriste nga autobusi, raporton Gazeta Sinjali.

Për shkak të lëndimeve të marra ajo është dërguar në Spitalin e Pejës, për t’u bartur pastaj në Klinikën Emergjente në QKUK.

Nga kjo Klinikë thanë për Gazetën Sinjali se ajo ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore.

“Ajo është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë. Ka lëndime serioze të kokës, lëndime të masës trunore. Tash po përgatitet me hy në sallë të operacionit, me ia bë njëfarë intervenimi”, thanë nga QKUK-ja./Gazeta Sinjali/