image Vajza me dy prindërit e saj dyshohen për koronavirus në Shqipëri

Rajon

Shëndetësi/ Vajza me dy prindërit e saj dyshohen për koronavirus në Shqipëri

news image

Një vajzë nga Skrapari i Shqipërisë, së bashku me prindërit e saj po dyshohen për koronavirus.

Të tre pasi kanë pasur shenja të gripit janë nisur me urgjencë drejt Tiranës. Vajza kishte rreth 10 ditë që ishte kthyer nga Italia, raportojnë mediat në Shqipëri.

Shqipëria ka konfirmuar sot dy rastet e para me koronavirus, bëhet fjalë për një djalë që kishte ardhur nga Italia dhe babain e tij./Gazeta Sinjali/