image Vajza e rrahu nënën e saj, Gjykata Themelore e Prishtinës e çon në praburgim për një muaj

Kosovë

Vendim/ Vajza e rrahu nënën e saj, Gjykata Themelore e Prishtinës e çon në praburgim për një muaj

news image

Për së paku një muaj një femër do të qëndrojë prapa grilave. Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që ta çojë në paraburgim të pandehurën F.P., për shkak të veprës penale ‘dhunë në familje’.

Ajo e ka rrahur nënën e saj, andaj gjykata ka vendosur ndaj saj masën e paraburgimit prej 1 muaji.

Gjykata ka vlerësuar se nëse do të jetë në liri, e pandehura do ta pengojë rrjedhën e gjykimit duke ndikuar te nëna e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

“Gjykata  ka vlerësuar se nëse e pandehura F.P. do të jetë në liri, e njëjta do të pengoj rrjedhën e procedurës  penale duke ndikuar tek e dëmtuara – nëna e saj N.P., po ashtu ekziston rreziku se e pandehura mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale, ku ndaj të njëjtës me datë 26.03.2020 gjykata i kishte caktuar urdhër për mbrojtje ndaj të palës së mbrojtur N.P,. andaj masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Gazeta Sinjali/