image Vajza e Ledrit takon Dua Lipën

Bota e Yjeve

Vajza e Ledrit takon Dua Lipën

news image

Dua Lipa dhe Ledri Vula para shumë vitesh ishin në një lidhje, e cila u përfol se kishte marrë fund si pasojë e angazhimeve të reperit me koncerte në vende të ndryshme, ndërsa Dua jetonte në Londër.

Dyshja vazhdon të mbajë kontakte edhe pse Ledri tanimë është bërë baba dhe Dua është në një lidhje serioze dhe imazhi i publikuar së fundmi nga Sara e vërteton këtë.

Për më shumë, ajo e ka takuar edhe Poem Blu – vajzën e reperit dhe partneres së tij, Sara Hoxha.

Në fotografinë e publikuar në Instagram, të dy këngëtaret shfaqen të qeshur, ndërkohë që Ledri ia afron vajzën yllit të muzikës botërore. Ajo duket mjaft e entuziazmuar ndërkohë që shikon fëmijën.

“Poem Blu takon Dua Lipën”, është përshkrimi që i ka vënë reperi fotografisë.

Kujtojmë që Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar.

Ata pritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu. /Gazeta Sinjali/