image Zbulohet ku do të jetojnë Dua Lipa dhe Callum Turner pas dasmës

Bota e Yjeve

Zbulohet ku do të jetojnë Dua Lipa dhe Callum Turner pas dasmës

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dhe partneri i saj Callum Turner, pritet të bëjnë një ndryshim të madh në jetën e tyre, pasi do të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara për shtatë muaj pas dasmës së tyre në Itali.

Çifti, i cili festoi martesën në Itali javën e kaluar pas ceremonisë në Londër më 31 maj, do të jetojë në SHBA ndërsa Turner do të angazhohet në xhirimet e ribërjes së filmit horror të viteve ’80, “Possession”.

Ai e ka konfirmuar këtë lëvizje në një intervistë për The Hollywood Reporter, duke thënë: “Ne punojmë punë ku duhet të shkojmë nëpër botë.”

“Është e rëndësishme kur jemi në shtëpi në Londër të jemi me miqtë tanë sa më shumë që të jetë e mundur. Ne sigurohemi që të jemi bashkë sa më shumë që të jetë e mundur.”

Turner do të luajë përkrah Margaret Qualley në filmin që drejtohet nga Parker Finn, i njohur për serinë e filmave “Smile”.

Filmi origjinal i “Possession” është realizuar nga Andrzej Zulawski dhe ka pasur në rolet kryesore Isabelle Adjani dhe Sam Neill.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/