image Vajza e Gani Gecit nënshkruan për seancë të jashtëzakonshme, por me një kusht

Politikë

Vajza e Gani Gecit nënshkruan për seancë të jashtëzakonshme, por me një kusht

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka dorëzuar në Kuvend, 61 nënshkrime për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur me formimin e qeverisë.

Nënshkrimin për seancën e ka dhënë edhe vajza e Gani Gecit, Marigona Geci, por me një kusht, ajo anash në letrën ku e ka hedhur nënshkrimin ka lënë një porosi për partinë e saj.

Deputetja Geci ka thënë se nënshkrimi i saj nuk vlen për ndonjë bashkëpunim me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Ky nënshkrim nuk vlen në asnjë form për koalicion me PDK-në”, ka shkruar Marigona Geci.

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës përmes një njoftimi për media kanë treguar se seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re të Republikës së Kosovës do të mbahet nesër në orën 11:00./ Gazeta Sinjali/