image Deputetja e LDK-së, Marigona Geci bëhet nënë, Gani Geci bën urimin e veçantë

Sociale

Deputetja e LDK-së, Marigona Geci bëhet nënë, Gani Geci bën urimin e veçantë

news image

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci është bërë nënë.

Kjo është bërë e ditur nga babai i Marigonës, Gani Geci, ai përmes një postimi në facebook ka uruar dhëndrin dhe vëllaun e tij.

E veçanta e kësaj është se nipi Nili dhe vëllai i Gani Gecit kanë ditëlindjen në të njëjtën ditë.

Postimi i plotë:

Nga sot dajë Nehati e nipi Nili mund ta festojnë ditëlindjet së bashku.

Unë kam dy urime, vajzës sime Marigonës dhe dhëndrrit Milotit i uroj  lindjen e djalit.  Nipit tim, Nilit i uroj jetë të gjatë e të lumtur, vëllaut tim Nehatit gjithashtu!

/GazetaSinjali/