Një burrë që besohet të jetë të paktën 100 vjeç është martuar me një nuse 20 vjeçare.
100 vjeçari Katte shkëmbeu premtimet me Indo Alang në Indonezi, dhe besohet se është aq i moshuar sa ka luftuar gjatë epokës koloniale holandeze të vendit në fillim të shekullit të 20-të.
Kushëriri i dhëndrit Ayu Anggreni Muchtar, tha për mediat se mosha e saktë e Kate nuk dihet por me siguri i ka kaluar të 100-at.
“Nuk jam i sigurt për moshën e saktë por Katte është të paktën 100 vjeç pasi ka qenë luftëtar gjatë epokës koloniale holandeze”, tha ai.
Katte thuhet se ka paguar rreth 300 dollarë për pajën e gruas së tij.
Në Indonezi mosha minimale për martesë është 16 vjeç por mangësitë në legjislacion bëjnë që të shihen dhe diferenca shumë të mëdha dhe nuse më të reja.
UNICEF thotë se në Indonezi kryhet numri më i madh i martesave të vajzave nën 18 vjeç në botë. /Gazeta Sinjali/