Një person nga fshati Vitomiricë i Pejës është në kërkim të Policisë pasi që i njëjti dyshohet për “uzurpim të paligjshëm të pronës së paluajtshme”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, fillimisht këtë rast e ka raportuar një person, i cili ka deklaruar se e ka blerë një pronë për të cilën posedon dokumentacion mbi pronësinë.
Pasi i njëjti kishte filluar ta rrënojë një shtëpi që gjendej në atë pronë, një person tjetër e kishte telefonuar, duke i kërkuar t’i ndërpres punimet, pasi që sipas tij, kishte paguar 15 mijë euro për atë pronë.
Lidhur me këtë rast Policia ka intervistuar këtë person që pretendon se e ka blerë pronën prej 15 mijë eurove, por i njëjti nuk ka prezantuar ndonjë dokument që e fakton atë çfarë ka deklaruar.
Madje i njëjti ende nuk ka liruar pronën për të cilën thotë “se ka paguar shumë të madhe”.