Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të veprës penale uzurpimi i paligjshëm i pronës se paluajtshme, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I pandehuri, akuzohet se më parë e deri më13 gusht të këtij vitit, në mënyrë të kundërligjshme, uzurpoi pronën e paluajtshme të Komunës se Pejës dhe ekonomisë pyjore, pa asnjë bazë ligjore. I pandehuri e kishte shfrytezuar pronën për parking derisa është larguar forcërisht nga organet kompetente.
Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./ Sinjali/