image Uzurpoi garazhin e huaj nën kërcënimin e armës, arrestohet prishtinasi

Kosovë

Siguri/ Uzurpoi garazhin e huaj nën kërcënimin e armës, arrestohet prishtinasi

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar i cili nën kërcënimin e armës e ka detyruar një person që t’ia jap pronën e tij (garazhin), shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 12:30 në rrugën “Xhevat Begolli” në Prishtinë.

Me rastin e arrestimit të të dyshuarit, policia ka konfiskuar nga ai një pistoletë me 16 fishekë.

I dyshuarit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/