Një person është arrestuar dje në rrugën “Alpet Shqiptare” në Prizren, pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur në forma të ndryshme familjen e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë atje kanë bërë të ditur se i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familje së tij.
Gjithashtu është bërë e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.