image Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet një person në Malishevë

Kosovë

Siguri/ Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet një person në Malishevë

news image

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Malishevë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar për veprën penale “Sulm dhe dhunë në familje”, mbrëmë rreth orës 20:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Më tutje raportohet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/