image Ushtroi dhunë fizike ndaj gruas, arrestohet një person në Gjakovë

Siguri

Ushtroi dhunë fizike ndaj gruas, arrestohet një person në Gjakovë

news image

Një person është arrestuar dje në fshatin Bishtazhin të Gjakovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjali brenda Policisë, ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet e njëjta bëjnë të ditur se gjatë arrestimit, atij i është konfiskuar edhe një armë zjarri AK-37 me 13 fishekë.

Po ashtu, Sinjali mëson se i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/