image Ushtria ukrainase pretendon të ketë rimarrë qytetin afër Kievit

Botë

Ushtria ukrainase pretendon të ketë rimarrë qytetin afër Kievit

news image

Ushtria ukrainase po pretendon se forcat e saj kanë rimarrë qytetin Makariv, afër Kievit.

Në përditësimin e fundit mbi luftën atje, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës thotë se trupat e tij i shtynë trupat ruse nga qyteti, rreth 60 km në perëndim të kryeqytetit.

“Falë veprimeve heroike të mbrojtësve tanë, flamuri shtetëror i Ukrainës u ngrit mbi qytetin e Makariv, armiku u refuzua”.

/GazetaSinjali/